Çfarë duhet të dini për kontraceptivët

Shëndetësia

Çfarë duhet të dini për kontraceptivët

Më: 18 prill 2015 Në ora: 00:01

Kimikatet e gjetur në pilula kontraceptive mund të ndryshojnë strukturën e trurit të grave, dhe të japin disa rezultate vërtet shqetësuese.

Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se hormonet që gjenden në pilulat e kontrollit të lindjes mund të ndikojë në mënyrën se si truri punon, për shkak të një strukture të hollë të shkaktuar nga estrogjeni sintetik dhe progestogjeni.

Një studim i bërë mbi 90 femra, 44 nga të cilat e merrnin pilulën, zbuloi se grupi i cili përdorte kontraceptivët oralë për të kontrolluar lindjen, kishin ndryshime në përmasa, në dy pjesë të trurit.

Zonat e prekura ishin korja laterale frontale, e cila ndikon në vendimmarrje, dhe lëvorja e pasme në qendër të trurit, e cila, ndër të tjera, ndikon në emocionet dhe kujtimet.

Këto zbulime kanë ardhur pasi shumë gra që përdorin kontraceptivë, kanë raportuar lëvizje ekstreme të humorit, uljen e nivelit të tërheqjes ndaj partnerit të tyre dhe gjithashtu efekte të mëdha negative në simptomat e depresionit dhe ankthit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat