Afganistan, mjeku jeton më 400 akrepa dhe u përdor helmin për të kuruar pacientët

Shëndetësia

Afganistan, mjeku jeton më 400 akrepa dhe u përdor helmin për të kuruar pacientët

Më: 17 prill 2015 Në ora: 21:44

Një mjek në Afganistan i kuron pacientët e tij me një metodë jo fort të dëgjuar. Ai thotë se me anë të helmit të akrepit arrin që të shërojë shumë sëmundje.

“Metoda ime funksionon 100% dhe këtë jua siguroj. Njerëz nga çdo anë e botës vinë tek unë për tu kuruar dhe mbeten të kënaqur”, thotë mjeku, Amin Shirzad.

Ai thotë se jeton me akrepat e tij, e i stërvit që të nxjerrin helmin, të cilin ai e përdor për të kuruar pacientët nga dhimbjet e kokës, epilepsia e të tjerë.

Amin jeton me akrepat që ia dha babai. Edhe ai ka qenë mjek e prej vitesh i stërviste për t’i përdorur më pas tek të sëmurët.

Amin është pickuar shumë herë nga akrepat dhe tani gjaku i tij reziston nga efektet e helmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat