A mund ta “shërojë” zemrën kompjuteri

Shëndetësia

A mund ta “shërojë” zemrën kompjuteri

Më: 2 prill 2015 Në ora: 00:31

Spitali i fëmijëve Great Ormond Street në Londër është i njohur për shërimin e numrit të madh të njerëzve që kanë të meta të lindura të zemrës, si edhe probleme me pompimin e gjakut që nga lindja.

Mijëra fëmijë gjatë vitit kalojnë përmes këtij spitali, i cili tani ka vendosur të modernizojë teknologjinë dhe të përdorë pajisje të reja eksperimentale dhe trajtime tjera të ndihmuara nga programet kompjuterike për të shpëtuar jetë të pafajshme. Forma e re e terapisë, e cila në këtë spital aplikohet tashmë disa vjet ka ofruar shërim shumë më efikas fëmijëve.

Mjekët e punësuar në spital theksojnë se si para disa vitesh kanë filluar që t’ua implantojnë fëmijëve tubin në arterien në këmbën me anës të së cilës kanë zgjidhur problemet me valvulat e zemrës. Kështu kanë shmangur operacionin në mushkëri, dhe kjo ka çuar deri te ajo që fëmijët të shërohen për disa ditë në vend se për gjashtë javë.

Në këtë mënyrë fëmijët për vetëm disa ditë e shohin që nuk e kanë problem më të ngjiten, për shembull, në katin e tretë në ndërtesë derisa më herët kanë pasur shumë problem me këtë gjë, shkruajnë agjencitë. Programi ka filluar qysh para 10 vitesh dhe deri tani asnjë pacient nuk ka vdekur nga kjo procedurë, megjithatë problemi është që jo të gjithë fëmijët i plotësojnë kushtet për këtë operacion jokirurgjik.

Prandaj ekspertët janë duke punuar në dizajnimin e pajisjes, e cila do t’u përgjigjet nevojave të numrit më të madh të pacientëve. Kjo nënkupton testimin e programeve kompjuterike, të cilat do t’i kontribuonin diçkaje që do të ishte e mirë për pacientët edhe para vetë procedurës së shërimit.

Është planifikuar që të “printohet” kopja e formës fizike nga modeli kompjuterik, që mjeku edhe fizikisht të mund të planifikojë operacionin për çdo pacient individualisht. Të dhënat për gjendjen e pacientit në këtë mënyrë do të jenë të ndara në mes disa klinikave në botë, me çka do të mundësohet që ekipi i mjekëve të shqyrtojë se cilat metoda janë të nevojshme të përfshihen gjatë shërimit.

Kjo do të shënojë epokën e re të mjekësisë prediktive, në të cilën mundësitë e shërimit për çdo rast do të modelohen në ambient virtual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat