Si mund të kemi një sistem të shëndetshëm tretje

Shëndetësia

Si mund të kemi një sistem të shëndetshëm tretje

Më: 1 prill 2015 Në ora: 15:07

Për të pasur një tretje sa më të lehtë dhe pa probleme është e rëndësishme që ju të hani ushqime që janë të pasura me glutaminë një nga përbërësit kryesorë që ndihmon në tretje dhe redukton inflamacionin.

Disa ushqime të pasura me glutaminë janë: spinaqi, veza, peshku, mishi, panxhari, majdanozi, produktet e qumështit dhe fasulet. Lëngjet e freskëta të frutave dhe perimeve mund të jenë gjithashtu një zgjedhje e mirë.

Pini ujë
Dehidratimi mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore duke përfshirë dhe probleme me tretjen. Shtoni konsumin e ujit (8 gota uji në ditë) dhe qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Nëse nuk e pëlqeni shijen e ujit të thjeshtë, shtoni pak limon ose manaferra në të.

Qëndroni larg dietave
Dietat ndikojnë në dëmtimin e metabolizmit duke shkaktuar çrregullime. Hani ushqime të shëndetshme dhe do të keni nën kontroll peshën dhe sistemin e tretjes.

Mbani mëlçinë të shëndetshme- nëse mëlçia funksionon si duhet, edhe me procesin e tretjes nuk do të keni probleme. Konsumoni karrota, panxhar, lulelakër dhe eliminoni duhanin dhe alkolin, trupi do t’ju jetë mirënjohës.

Hani shëndetshëm
Hani ngadalë, përtypni mirë ushqimin, dhe dëgjoni sinjalet e trupit. Të hani ngadalë ndikon shumë mirë në sistemin e tretjes dhe ju ndihmon për të ndjerë më pak uri.

Hani ushqime të fermentuara
Ushqimet e fermentuara përmbajnë bakterie të mira të cilat ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të tretjes. Por kujdes mos e teproni, thjesht shtoni disa lakra turshi në darkën tuaj dhe do të shikoni rezultate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat