Mënyra e duhur për të shmangur dhimbjet e nyjeve

Shëndetësia

Mënyra e duhur për të shmangur dhimbjet e nyjeve

Më: 1 prill 2015 Në ora: 10:34

Shëndeti i koçkave është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë nëse ne nuk duam që të vuajmë nga shqetësime të ndryshme që na vijnë prej tyre.

Gjenetika, të ushqyerit, plakja dhe sëmundjet ndikojnë në atë se sa shpejt konsumohet kërci, i cili sa më i harxhuar që të jetë, skajet e eshtrave fërkohen njëri me tjetrin duke shkaktuar dhimbje. Me ushtrimet e duhura dhe të rregullta, si dhe të ushqyerit e shëndetshëm, eshtrat, kërci dhe nyjat me siguri se mund të mbrohen dhe të ruhen. Disa nga ushqimet që na ndihmojnë për një nyje sa më të shëndetshme janë;

Vaji i ullirit
Përmban oleokantal që bllokon enzimën përgjegjëse për inflamacion dhe rrit nivelin e proteinave në lëngun sinovial që mbron kërcirin dhe vepron si një lubrifikant. Rreth 3 lugë vaj ulliri vepron si 200 miligram ibuprofenë. Për këto arsye vaji i ullirit këshillohet në rast dhimbje të nyjave dhe artritit.

Portokalli
Vitamina C redukton inflamacionet në trup, kurse shumica e saj gjendet në frutat agrume. Një zgjedhje e shkëlqyer është portokalli që përmban bioflavonoid, nobiletinë, që lehtëson dhimbjet në nyje.

Salmoni
Salmoni ndikon në ndërtimin e muskujve dhe redukton rrezikun e lëndimeve, por me kalimin e viteve trupi më vështirë i absorbon acidet yndyrore omega-3, prandaj nevojiten sasi më të mëdha sesa në rini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat