Sa më herët e nisin, aq më shumë e pinë rakinë

Shëndetësia

Sa më herët e nisin, aq më shumë e pinë rakinë

Më: 1 prill 2015 Në ora: 00:13

Ata që e provojnë në moshë të hershme me shumë gjasë bëhen konsumues të rregullt të verës

Studimet thonë që fëmijët deri në moshën 11 vjeçare të cilëve u ofrohet një gotë verë me rastin e ndejave ose takimeve familjare e sociale, me shumë mundësi bëhen konsumues të rregullt të kësaj pijeje.

Një hulumtim ka vërtetuar se fëmijët të cilët e kanë provuar verën në moshën e hershme kanë qenë 5 herë më të interesuar për të pirë shumë ose për t’u dehur se sa fëmijët që s’e kanë provuar atë në moshën e hershme.

Nxënësit e shkollës 561 Rhode Island deri në klasën e gjashtë që i bie 11 vjeçar janë anketuar në mënyrë periodike për 3 vite, dhe rezultati doli që 30% e këtyre fëmijëve kishin provuar një pijë alkoolike.

Ndërsa mjekët apelojnë që ky “model” të ndërpritet, nga që opsioni i një fëmijërie pa alkool është më i shëndetshmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat