Vetitë kuruese të rozmarinës

Shëndetësia

Vetitë kuruese të rozmarinës

Më: 31 mars 2015 Në ora: 16:00

Rozmarina është një bimë e cila njihet për aromën e saj të fortë dhe pikante, aromatike dhe një shije të hidhur. Lulet dhe gjethet e kësaj bime janë dhe elementët që na duhen, ne duhet ti thajmë ato dhe më pas ti ruajmë në një enë të mbyllur.

Rozmarina ka një shumëllojshmëri vetish shëruese. Bima është shumë e përdorshme si ilaç për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, për shërimin e tretjes jo të mirë, problemet me lukth dhe aneminë.

Efektet shëruese që ndikojnë në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit, e kjo ndikon në përmirësimin e mbarë organizmit. Përdoret në shërimin e reumatizmit të muskujve, dhimbjeve nervore, dhimbjeve të kokës dhe problemet shpirtërore. Përdoret edhe si preparat për përmirësimin e shikimit.

Gjithashtu një mundësi e mirë është që rozmarinën ta përdorni në formë çaji pasi ka një ndikim të dukshëm në gjendjen e brendshme të organizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat