Ilaq i thjeshtë për fyt të skuqur

Shëndetësia

Ilaq i thjeshtë për fyt të skuqur

Më: 31 mars 2015 Në ora: 13:48

Zakonisht gjatë vjeshtës dhe dimrit na skuqet dhe na dhemb fyti dhe në vend se të marrësh medikamente që në anën tjetër zvogëlojnë imunitetin natyral të organizmit, mëso të përgatitësh këtë ilaç që është shumë i lehtë për tu përgatitur por shumë efektiv. Për përgatitjen e këtij ilaçi të thjesht dhe shumë efektiv për fyt të skuqur të nevojiten nja dy rriska limon, dy rriska xhenxhefil dhe mjaltë. Vendosi në një qyp (tegëll) dhe futi në frigorifer, ku kjo përzierje do shndërrohet në pelte (jelly). Merr një lug ushqimi me këtë pelte, vendose në një gotë dhe hedh ujë të vluar. Kështu çaji bëhet gati për lehtësimin e fytit të skuqur. Mund ta mbani këtë përzierje në frigorifer për 2 deri 3 muaj dhe ta përdorni sa herë që dikujt i duhet. Urojmë të mos i duhet askujt. Ky pra është një ilaç efektivë dhe i thjeshtë për fyt të skuqur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat