Çka duhet të dini për cistat në vezore?

Shëndetësia

Çka duhet të dini për cistat në vezore?

Më: 31 mars 2015 Në ora: 13:41

Cistat në vezore janë qese të mbushura me lëng përbrenda, ose sipërfaqe të vezorit.
Femrat kanë dy vezore secili me madhësi dhe formë të ngjashme me bajamet në të dy anët e mitrës, Vezët (ova) zhvillohen dhe piqen në vezore dhe pastaj lirohen në ciklat mujorë gjatë gjithë viteve sa një femër është e aftë për të lind fëmijë.
Shumë gra kanë ciste në vezore ndonjëherë gjatë së tyre.
Shumica e cistave në vezore nuk paraqesin ndonjë mundim dhe janë të padëmshme dhe zhduken përbrenda disa muajve pa pasur nevojë për ndonjë tretman.
Por shpesh herë këto cista prodhojnë simptoma serioze.
Mënyra më e mirë për të mbrojt shëndetin është ti njohim simptomat.
1. Çrregullimet menstruale
2. Dhembje kombliku – dhembje e pareshtur që mund të mbartet edhe tek kofshet.
3. Dhembje kombliku gjatë marrëdhënieve.
4. Dhimbjet gjatë jashtëqitjes ose presion në zorrën e trashë
5. Përzierje oe vjellje të ngjashme me ato të shtatzanis
6. Fryrje apo rëndim në bark
7. Presion apo rektum apo fishkëz që të bënë të urinosh më shpesh apo vështirësim në zbrazjen ë plotë të fishkëzës së urinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat