A e lufton një kafe në ditë alkoolin?

Shëndetësia

A e lufton një kafe në ditë alkoolin?

Më: 30 mars 2015 Në ora: 22:10

Një studim i ri thotë se kafja mund të jetë një “ilaç” i mirë për dëmet që shkakton alkooli.

Sipas këtij studimi një filxhan kafe në ditë mund të reduktojë deri në 14 përqind dëmet që shkakton alkooli.

Studimi u krye nga “Fondacioni Kërkimor Botëror i Kancerit”.

Sipas tij një kafe ul rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërisë që shkaktohet nga alkooli.

Megjithëse studimi nxorri përfundimin se kafja ndihmon në luftimin e alkoolit, ende nuk është bërë e qartë se sa kafe duhen pirë në ditë për të patur përfitimin më të madh.

Ekspertët këshillojnë pirjen e kafes me qumësht pa yndyrë dhe mundësisht me sa më pak sheqer.

Studimi erdhi si analizë e 34 studimeve ku u përfshinë 8.2 milionë njerëz.

24 mijë e 500 prej tyre ishin prekur nga kanceri i mushkërisë.

Personat që konsumonin rregullisht kafe ishin më rezistentë ndaj kancerit të mushkërisë që shkaktohej nga alkooli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat