Rreziku që vjen nga orizi dhe si duhet shmangur

Shëndetësia

Rreziku që vjen nga orizi dhe si duhet shmangur

Më: 30 mars 2015 Në ora: 21:29

Orizi është një ushqim që konsumohet në të gjithë botën, sidomos në Azi. Kjo pasi, kushton pak dhe përshtatet mirë me çfarëdo lloj gatimi, por konsumi i tepruar mund të shkaktojë dëme shëndetësore. Përmbajtja e lartë e kalorive, në formën e niseshtesë është një rrezik për shëndetin, sepse mund të shkaktojë diabet.

Niseshteja metabolizohet në organizmin tonë në formën e sheqerit dhe yndyrave. Ekziston një zgjidhje e çuditshme, e cila është provuar shkencërisht, për këtë problem.

Sipas Uashington Post, dy studiues kanë zbuluar se si të përgjysmojnë përmbajtjen e kalorive të orizit. Sudhair James ka prezantuar metodën e tij, që ofron një manipulim të strukturës kimike të orizit. Ajo që të habit më shumë, nuk është vetëm është truku i përdorur nga kërkuesi, por edhe mënyra e thjeshtë e përgatitjes.

Në tenxheren ku gatuhet orizi, hidhet vaj nga arra e kokosit, sa 3% sa pesha e orizit që duam të gatuajmë. Pas kësaj, orizi gatuhet normalisht, por më pas duhet të lihet në frigorifer për rreth 12 orë. Vaji i arrës së kokosit dhe baza e temperaturës së konservimit është pikërisht metoda e modifikimit të strukturës së orizit, i cili ka humbur një pjesë të mirë të kalorive dhe jo përbërësit e tjerë ushqyes, edhe nëse ngrohet sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat