Vetitë çudibërëse të manit

Shëndetësia

Vetitë çudibërëse të manit

Më: 30 mars 2015 Në ora: 15:38

Mani është një frut i cili njihet për një sërë efektesh të shëndetshme në organizmin tonë. Ai është i pasur me antioksidues e vitamina, duke u vlerësuar në tërë botën si një super ushqim dhe një nga medikamentet më të mira natyrore.

Mani është në disa ngjyra i zi, i kuq dhe i bardhë të gjithë llojet njihen për vetitë e tyre shëruese, pjesët të cilat përdoren janë gjethet, kërcelli, kokrrat e freskëta por edhe të thata.

Përveçse e gjithë bima është e pasur me antioksidues, ato përmbajnë alkoloide falë së cilave imuniteti ynë forcohet dhe balancohet sheqeri në gjak.

Kjo në veçanti rekomandohet për njerëz që kalojnë shumë kohë në kompjuter. Ky lëng, po ashtu është shumë i dobishëm për t’u përdorur pas operacioneve ose sëmundjes, sepse shpejton shërimin, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon infeksionet. U rekomandohet edhe nënave pas lindjes. Manat nxisin prodhimin e melaninës në lëkurë, çka ju ndihmon të ruani ngjyrën tuaj natyrale.

Çaji që përftohet nga sythat e manave, është i mirë për sistemin kardiovaskular dhe për të humbur peshë. Personave që vuajnë nga diabeti, ju rekomandohet çaji nga gjethet e manit të zi. Duhet që 50 g gjethe të grimcuara të vendosen në gjysmë litri ujë të vluar dhe përzierja të qëndrojë 10 minuta e mbuluar me kapak, duke e përzierë herë pas here. Më pas, pija kullohet dhe pihet gjatë ditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat