Luftojeni lodhjen me pesë veprime

Shëndetësia

Luftojeni lodhjen me pesë veprime

Më: 30 mars 2015 Në ora: 10:23

Filxhani i dytë i kafesë nuk është mënyra e vetme për ta luftuar lodhjen. Bërja e disa ndryshimeve në rutinën tuaj ditore mund të jetë e gjitha që ju duhet që të ndiheni më vigjilentë dhe më pozitivë, gjatë gjithë ditës.
Zgjidhni mëngjesin e duhur: marrja e ushqimeve komode dhe me më pak vlera ushqyese është mënyra më e mirë që niveli i energjisë të bjerë. Filloni ditën me mëngjes të shëndetshëm të përbërë nga fibrat, karbohidratet dhe proteinat për ta ushqyer trupin dhe për t’u siguruar që të mos keni rënie të hershme.

Gjeni kohë që të ushtroni: gjetja e kohës për të punuar dhe po ashtu për të bërë ushtrime kur jeni shumë të zënë dhe atëherë kur kjo duket dhe e pamundur, por rritja e endorfinës dhe rritja e energjisë tek trupi juaj përmes lëvizjeve është mbrojtja më e mirë nga lodhja konstante.

Hidratimi, hidratimi,hidratimi: të qëndruarit të hidratuar është një ndër çelësat për një tretje të shëndetshme, për lëkurë të shndritshme, dhe për luftimin e molisjes. Mund të befasoheni kur të mësoni që lodhja është një prej shenjave të para të dehidrimit (humbja e lëngjeve ), kështu që merrni ujë me vete ngado që shkoni.

Lejoni vetes pushim, diçka e shkurtër si një ecje pesëminutëshe në ajër të pastër dhe dritë natyrale mund të përmirësojë të dyja: energjinë dhe humorin, transmeton Koha.net. Nëse jeni shumë të zënë dhe nuk mund ta lini zyrën, lëvizni apo zgjatuni në tavolinë, kjo do ta lehtësojë stresin në shpatullat tuaja, në shpinë dhe kjo do t’ju ndihmojë që të mbeteni të fokusuar.

Fikni pajisjet elektronike para se të flini: është evidente që gjumi adekuat çdo natë ndihmon që trupi juaj të funksionojë me potencialin e vet më të madh. Por nëse mbani ndezur pajisjet tuaja elektronike gjatë gjithë kohës së gjumit ju nuk do të flini, por do të mbeteni të përgjumur ose do të dremitni, dhe kjo ndikon që ju të mos ndiheni mirë në mëngjes.

Më e mira është që të ndalni çdo gjë 20 minuta para se të flini, në mënyrë që t’i ofroni trupit tuaj përkrahje natyrale dhe të bëni një gjumë të rehatshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat