Këshillat që ju duhen për një zemër të shëndetshme

Shëndetësia

Këshillat që ju duhen për një zemër të shëndetshme

Më: 30 mars 2015 Në ora: 09:31

Zemra është organi më delikat në trupin tonë, është ajo që nuk duron ndjenja të shumta qofshin gëzimi apo hidhërimi. Për të pasur një zemër sa më të shënëdetshme është e rëndësishme që ne të kujdesemi sa më shumë për shëndetin e saj.

Ekzistojnë disa këshilla që do ju mbajnë larg problemeve të zemrës si;

Evitoni stresin
Stresi është njëri nga shkaktarët më të mëdhenj të të gjitha sëmundjeve, duke evituar stresin, ju i jepni vetes mundësi për të jetuar të shëndetshëm.

Ndryshoni mënyrën e jetesës, ushqimi i shëndetshëm dhe konsumimi i ujit kanë rëndësi të madhe në qarkullimin e gjakut në të gjitha organet tjera të trupit.

Gjumi
Gjumi është njëri nga proceset më natyrale që ekziston që ndihmon njeriun për të fituar energjinë e shpenzuar dhe ngadalëson dhembjen apo shëron, gjithashtu rregullon sistemin imunitar. Personat që flenë më pak se 6 orë në ditë janë të prirë për të pësuar sulme në zemër. Në një studim të fundit thuhet se 48% e njerëzve nëpër botë vdesin më herët nga mungesa e gjumit në jetë.

Ushtroni
Mbase se keni menduar por, aktivitetet fizike janë ato që e mbajnë zemrën në funksion më të mirë. Rrahjet e shpejta, stimulimi i organeve të frymarrjes me ajër të pastër, ndihmon zemrën e njeriut të jetë më e fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat