Vezët nuk janë të gjitha një lloj. Ja çfarë ngjyre kanë ato më të shëndetshmet

Shëndetësia

Vezët nuk janë të gjitha një lloj. Ja çfarë ngjyre kanë ato më të shëndetshmet

Më: 29 mars 2015 Në ora: 18:43

Vezët nuk janë të gjitha një lloj, madje ato nuk kanë as të njëjtën ngjyrë. Tonaliteti i të verdhit të vezës, në fakt tregon shumë për shëndetin e pulës që e ka bërë. Pjesa me e madhe e vezëve në treg, kanë një të verdhë të çelët, që do të thotë se pulat janë ushqyer me produkte jo fort të shëndetshme.

Ngjyra më e shëndetshme dhe e dëshirueshme sipas mjekes Hilary Shallo Thesmar, drejtuese e programit të sigurisë së ushqimi është veza me ngjyrë portokalli e errët. Pulat që ushqehen kryesisht në natyrë apo me produkte të shëndetshme, kanë mundësinë që të prodhojnë vezë me pigment të fortë.

Ndonëse sasia e proteinave dhe yndyra mbetet e njëjtë tek të gjitha pavarësisht ngjyrës, por vezët me pigment më të fortë tregojnë praninë e xanthophylls dhe acide yndyrore omega-3. Kjo varet nga dita e pulës, Përbërësi omega 3, gjendet i përqendruar tek algat e detit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat