Luftoni kancerin me palestër

Shëndetësia

Luftoni kancerin me palestër

Më: 29 mars 2015 Në ora: 11:29

Një studim i fundit ka treguar se palestra në moshën e mesme redukton ndjeshëm mundësinë e prekjes nga kanceri.

Sipas statistikave një e treta e personave që preken nga kanceri i mushkërive, zorrrëve apo prostatës humbin jetën.

Por sipas studimit stërvitja në moshën e mesme redukton gati me gjysmën mundësinë e prekjes nga këto tumore.

Për studim u morën 14 mijë persona të prekur nga tumore të ndryshme në SHBA në moshën 65-vjeçare dhe u ndoqën për 6.5 vjet.

Rezultatet treguan se personat që në moshën e tyre të mesme kishin bërë palestër apo stërvitje të lehtë në natyrë kishin më shumë rezistencë ndaj kancerit.

Stërvitja sipas studimti ul me 44 përqind rrezikun e prekjes nga kancer i zorrëve dhe 55 përqind rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat