Ja si ndikon kakao në organizmin tonë

Shëndetësia

Ja si ndikon kakao në organizmin tonë

Më: 29 mars 2015 Në ora: 09:55

Kakao cilësohet si një pije e cila mund të ndihmojnë kundër inflamacionit, i cili është i lidhur me obesitetin dhe diabetin, thonë hulumtuesit amerikanë.

Sipas një studimi që u bë me minjtë nga Joshuar Lambert, profesor i asociuar i shkencës së ushqimit në Pennsylvania State University në State College, rezultoi se pas ushqyerjes me kakao ata kanë pasur më pak inflamacione të lidhura me obesitetin sesa minjtë që janë ushqyer me dietën e njëjtë me nivel të ngritur të yndyrave pa kakao.

Lambert tha që minjtë kanë konsumuar ekuivalentin prej 10 lugësh kakao pluhur rreth katër ose pesë gota kakao të nxehtë gjatë periudhës 10 javore.

“Ajo çka më ka befasuar ka qenë magnituda e efektit,” tha Lambert në një deklaratë. “Nuk ka pasur efekt aq të madh në peshën e trupit siç kemi pritur, por jam befasuar me reduktimin dramatik të inflamacionit dhe sëmundjes së mëlçisë së yndyrshme.”

Shtesa e pluhurit të kakaos po ashtu ka reduktuar nivelit e triglicerideve të mëlçisë në minj pak më shumë se 32 për qind.

Nivelet e ngritura të triglicerideve janë shenjë e sëmundjes së mëlçisë së yndyrshme dhe kanë lidhje me inflamacionit dhe diabetin, thuhet në studim. Zbulimet janë publikuar online në “European Journal of Nutrition”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat