Vera dëmton dhëmbët

Shëndetësia

Vera dëmton dhëmbët

Më: 27 mars 2015 Në ora: 21:04

Acidi që gjendet në verë mund të dëmtojë dhëmbët, thotë një studim i ri.

Në studime laboratike, hulumtues nga Universiteti i Adelaide-s simuluan ekspozimin ndaj acidit të verës që përjetohet normalisht nga pirësit e verës.

Ata gjetën se vetëm 10 minuta janë të mjaftueshëm për shkaktuar erozion në smaltin e dhëmbit, i njohur zakonisht si ‘veshja acide’.

“Dhëmbët bëhen më të prekur nga ky mekanizëm në vetëm disa minuta pas ekspozimit të acidit të verës”, thotë Dr.Sarbin Ranjitkar, nga Departamenti i Stomatologjisë së Universitetit.

Vera është acid në natyrë dhe përmban acide organike, duke përfshirë tartarik, maleik, laktik dhe acide laktike.

“Nëse pini një gotë verë në mëngjes ju duhet që menjëherë t’i lani dhëmbët me brushë, ose në qoftë se kjo është e lodhshme për ju, përdorni çamçakëz për të stimuluar pështymë, e cila natyrisht bëhet më pas një mbrojtëse për acidin e verës”, thotë Sarbin.

“Pas një gote verë, dhëmbët kanë të ngjarë të jenë më të butë, kështu që ne ju rekomandojmë që t’i shpërlani ata me ujë, dhe kur është koha për t’i pastruar dhëmbët, vetëm duke vënë në gisht pak pastë dhëmbësh dhe duke i pastruar ata është e mjaftueshme”, shton Sarbin.

Megjithatë, vera mbetet e dëmshme për dhëmbët, kështu që ajo shpesh nuk rekomandohet të pihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat