Angli, transplanti i parë i zemrës nga një kufomë në Europë

Shëndetësia

Angli, transplanti i parë i zemrës nga një kufomë në Europë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:20

Në mbretërinë e Bashkuar, është kryer transplanti i parë i zemrës nga një kufomë në Europë. Deri më tani, një operacion i tillë ishte bërë nga pacientë në gjendje të vdekur cerebrale, kur muskuli kardiak ishte akoma në funksion.

Por kirurgët e “Papworth Hospital” në Kembrixhshajër, kanë treguar se edhe organi “i pushuar” mund të riaktivizohet. Ndërhyrja, e cila doli me sukses, është bërë tek një burrë 60-vjeçar që para një muaji dhe pacienti po e rimerr veten.

Sipas mjekëve anglezë, teknika e re, e cila vjen sigurisht përmes një dhuruesi që ka ndërruar jetë, mund të shkaktojë një rritje të një të katërtës së transplanteve të zemrës në Angli, duke lejuar shpëtimin e qindra jetëve.

Zemra “e pushuar”, është riaktivizuar në kalimin përmes një pompe që ka lejuar monitorimin për një orë, në mënyrë që të fitohet funksionimi i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat