Vuani nga demenca? Ja si ta zbulojmë

Shëndetësia

Vuani nga demenca? Ja si ta zbulojmë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 00:53

Demenca është një sëmundje që po prek gjithmonë e më shumë njerëzit dhe moshat e vjetra.

Në fakt ajo nuk është një sëmundje në vetvete por një ombrellë që përfshin rreth 200 dëmtime të trurit.

60 deri në 70 përqind të rasteve janë me Alzheimer, sëmundja më e përhapur e demencës.

Disa nga faktorët që shkaktojnë demencën janë stili i jetës dhe presioni i lartë i gjakut.

Në gjendjen e demencës qelizat e trurit vdesin më shpejt se normalisht.

Nëse nuk diagnostikohet në kohë pasojat e saj mund të jenë edhe fatale.

Si të diagnostikosh një person nëse është i prekur nga demenca?

Ja 6 pyetje të thjeshta që mudn t’i bëni një personi të afërm nëse dyshoni se ai/ajo vuan nga demenca:

Pyeteni se në çfarë viti është, 0 pikë nëse përgjigjet saktë, 4 pikë nëse përgjigjet gabim
Pyeteni se çfarë muaji është, 0 pikë për përgjigjen e saktë, 3 nëse përgjigjet gabim
Pyeteni se sa është ora me afërsi pa e parë atë, 0 për përgjigjen e saktë, 3 për gabim
Thojini të numërojë pa gabuar mbrapsht nga 20 te 1,0 pikë ëpr saktë, 2 për një gabim, 4 për dy ose më shumë gabime
Thuajini t;iu numërojë muajt e vitit mbrapsht, 0 pikë për saktë, 2 për një gabim, 4 për më shumë gabime
Jëpini një adresë përpara testit dhe emrin e një njeriu, pas testit kërkojani ta përsërisë, 0 pikë nëse e jep saktë, 4 nëse ua jep gabim
0-7 pikë, Asnjë problem me kujtesën e tij, nuk vuan nga asnjë lloj demence.

8-9 pikë, Probleme të vogla em kujtesën, çojeni për vizitë te mjeku specialist.

10 pikë e më shumë. Probleme serioze me kujtesën, vizitë e menjëhershme te mjeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat