Ja si mund të qëndrojmë larg alergjisë

Shëndetësia

Ja si mund të qëndrojmë larg alergjisë

Më: 26 mars 2015 Në ora: 17:06

Alergjia është një fenomen që është e dukshme gjatë stinës së pranverës, sezoni i luleve. Simptomat e alergjive respiratore mund të jenë të pakëndshme, në sistemin e sipërm respirator zhvillohen simptoma të ngjashme me ftohjen, rrjedhja nga hunda e shoqëruar nga teshtitja, por mund të shfaqet edhe acarimi i syve, fytit dhe sytë e përlotur.

Tek alergjitë e lehta, p.sh, rinitit, aplikohen antihistaminat të cilat kanë një efekt sistemik duke qetësuar reaksionin alergjik dhe dekongestivët të cilat zvogëlojnë rrjedhjen nga hunda dhe ënjtjen e mukozës së hundës. Format më të rënda të alergjive trajtohen me bronhodilatorë që lehtësojnë frymëmarrjen dhe kortikosterodim që trajtojnë inflamacionet.

Ndonjëherë aplikohen procedurat e hiposenzibilizimit, futjen e sasive të vogla të alergjenëve, duke shkaktuar një tolerancë ndaj alergjenit për të penguar reaksionin alergjik.

Tek alergjia ndaj polenit është e rëndësishme për të monitoruar prognozën alergjike, të reduktohen daljet jashtë dhe të mbyllen dritaret në mëngjes dhe në mbrëmje, si dhe pas kthimit në shtëpi, të zhvishen veshjet që ka qenë të ekspozuara ndaj alergjenëve.

Nëse një person është alergjik ndaj merimangave, pluhurit, duhet të largoni perdet, qilimat dhe të përdoren çarçaf antialergjik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat