Dhjetë fuqit shëndetësore të uthullës

Shëndetësia

Dhjetë fuqit shëndetësore të uthullës

Më: 6 mars 2015 Në ora: 23:46

Nga ndikimi në humbje të peshës, zbardhja e dhëmbëve e deri te ndalja e problemeve të stomakut, uthulla thjesht ka fuqi të madhe shëruese për të cilën as që keni ëndërruar ndonjëherë.

1. Ndikon në humbje të peshës – Shkencëtarët japonezë në një studim të kryer së voni kanë zbuluar që kur minjve u është dhënë ushqimi me nivel të lartë të yndyrave, por edhe uthull si shtesë e ushqimit, ata kanë zhvilluar rreth 10 për qind më pak të yndyrave trupore sesa minjtë të cilët kanë konsumuar vetëm ushqim të yndyrshëm.

Hulumtuesit kanë zbuluar që uthulla ka funksionuar në nivel gjenetik, duke ndikuar në gjenet e lidhura me oksidimin e acideve yndyrore dhe djegien e yndyrave. Shkencëtarët besojnë që uthulla shtyp apo pengon akumulimin e yndyrave trupore, edhe pse duhen më shumë studime për të dëshmuar që uthulla ka efektin e njëjtë tek njerëzit.

2. Ul nivelin e sheqerit në gjak – Kur e lëshoni veten në magjinë e ushqimit me nivel të lartë karbohidrateve (pastat, patatet, orizi ose për shembull disa sallata), mundohuni që sallata apo salca të përmbajnë uthull. Konsumimi i një luge e gjysmë uthull mund të zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak për 42 për qind, ka treguar një studim nga viti i kaluar.

3. Mund lodhjen e muskujve – Treningët intensivë dhe ndonjëherë edhe stresi i madh shkaktojnë rritjen e acidit laktik në trup, duke nxitur kështu lodhjen. Interesante është që aminoacidet që gjenden në uthullën e mollës veprojnë si kundërhelm. Për më shumë, uthulla e mollës përmban kalium dhe enzime që mund t’ju lirojnë nga kjo ndjenjë. Herën tjetër kur ndiheni që e keni tepruar me ushtrimet apo keni pësuar stres, shtoni një apo dy lugë uthull në gotën e pijes prej perimeve apo në gotë uji.

4. Dhëmbët e bardhë – Shpërlajeni fytin me uthull molle në mëngjes. Uthulla ndihmon në largimin e njollave, zbardh dhëmbët dhe vret bakteret në gojë dhe në mishin e dhëmbëve. Pas shpëlarjes së fytit me uthull, lani mirë me furçë dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Lani dhëmbët edhe me sodë bikarboni një herë në javë. Kjo do të ndihmojë të largoni njollat dhe të zbardhni dhëmbët tuaj. Përdoreni ashtu sikur do ta kishit përdorur edhe pastën për dhëmbë. Po ashtu mund të përdorni kripën si alternativë për pastën për dhëmbë.

5. Redukton problemet e stomakut – Shtoni pak uthull në ujë. Nëse infeksioni bakterial është arsye e diarresë suaj, uthulla e mollës mund të ndihmojë në ndaljen e kij problemi, duke iu falënderuar veçorive antibiotike. Për më shumë, sipas disa ilaçeve natyrale, uthulla e mollës përmban pektinë, e cila mund të ndihmojë në lehtësimin e ngërçeve në zorrë.

6. Lemza – Merrni një lugë kafe me uthull. Shija e saj acidike mund të ndalojë lemzën që në fillim.

7. Preventiva e tretjes së keqe – Merrni pak uthull para ushqimit. Nëse e dini që do të lëshoheni në ushqim, për çka do të pendoheni më vonë, provoni më parë këtë ilaç natyral. Shtoni një lugë të vogël uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pini 30 minuta para ushqimit.

8. Ngërçet e këmbëve natën – Këtë ilaç të vjetër natyral duhet ta provoni nëse keni shqetësime gjatë gjumit. Shtoni dy lugë uthull molle dhe pak mjaltë në gotën me ujë dhe pini për të lehtësuar ngërçet në këmbë natën. Sigurisht, më mirë do të ishte që këtë pije ta keni të gatshme në rast nevoje, sesa ta përgatisni gjatë natës.

9. Hunda e mbyllur –Përzini mirë një lugë uthull molle në gotën me ujë dhe pini. Kjo ndihmon kullimin e sinuseve, dhe me këtë do të ndikojë në zhbllokimin e hundës.

10. Dhimbja e fytit – Rrëmbejeni uthullën sapo të keni ndjesinë e djegies në fyt. Punësoni “vrasëset” në uthull dhe ajo me siguri do t’ju ndihmojë të shmangni infeksionet më serioze. Del që shumica e baktereve nuk mund të mbijetojnë në mjedisin acidik që e krijon uthulla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat