Duhani shkaktari më i madh i kancerit

Shëndetësia

Duhani shkaktari më i madh i kancerit

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:57

Duhani është shkaktari më i madh i kancerit, por sëmundja mund të parandalohet duke bërë disa hapa të thjeshtë, si të ngrënit e dietave të shëndetshme, menaxhimi i obezitetit dhe ekspozimi i mjaftueshëm në diell, thonë ekspertët.

Shkencëtarët thonë se tek femrat faktori më i rëndësishëm që e shkakton kancerin janë mungesa e hormoneve, kurse në meshkuj, faktori dominues është duhani.

“Pirja e duhanit është faktori i vetëm më i rëndësishëm për kancerin tek meshkujt. Rreth 60-70% e të gjitha rasteve me kancer tek meshkujt ndodhin për shkak të duhanit”, thonë shkencëtarët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 30% e vdekjeve nga kanceri mund të parandalohen duke u kujdesur për disa faktorë që shkaktojnë atë – si pirja e duhanit, alkooli, dietat e pashëndetshme, mos aktiviteti fizik dhe pesha e madhe e trupit.

Duhani është shkaktari më i madh i kancerit, duke bërë që 22% të vdekjeve globale të ndodhin nga kanceri, dhe 71% e vdekjeve globale nga kanceri në mushkëri.

Kanceri është si të gjitha sëmundjet e tjera, edhe ai mund të parandalohet. Të paktën një e treta e kancerëve mund të parandalohet duke bërë një jetesë të shëndetshme. Filloni me lënien e duhanit, dhe më pas me ushqimet e shëndetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat