Birra forcon kockat, thonjtë dhe flokët

Shëndetësia

Birra forcon kockat, thonjtë dhe flokët

Më: 6 mars 2015 Në ora: 20:24

Sipas studimeve të fundit ekzistojnë shumë arsye të cilat të shtyjnë të konsumosh birrë. Birra jo vetëm që nuk do të dëmtojë shëndetin apo t’ju bëj që të shtoni në peshë, por ajo mund të mbrojë zemrën tuaj.

Një gotë birrë nuk ka asnjë rrezik për shëndetin duke ndihmuar zemrën për një proces më të mire. Një grafik i ri ka publikuar informacionet më të reja rreth konsumimit të birrës. Në bazë të këtij studimi nuk rezulton se birra është shkaktare për të shtuar në peshë.

Dr. Kathryen O’sullivan ka theksuar se çdo ushqim dhe pije ka kalori, por duhet të dimë në çfarë sasie t’i përdorim në mënyrë që të mos jenë të dëmshme për shëndetin. Madje ai thekson se birra ka më pak kalori, krahasuar me pije të tjera alkoolike, ose disa ushqime që janë pjesë e përditshmërisë, si bananja, kapuçino.

Sipas Profesor Giuseppse Groso, nga Universiteti i Katanias, birra forcon kockat, thonjtë, flokët dhe e bën lëkurën të duket më e re. Kërkuesit thonë se shprehja që birra të bën me bark, ka mbetur si thënie, por nuk është aspak e vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat