Mos rrini shumë ulur, nuk iu ndihmon as palestra

Shëndetësia

Mos rrini shumë ulur, nuk iu ndihmon as palestra

Më: 6 mars 2015 Në ora: 17:16

Të gjithë personat që kanë një punë zyre dhe rrinë për shumë kohë ulur mund të kenë probleme që as palestra nuk mund t’i zgjidhë.

Të rrish ulur për 8 orë në ditë mund t’iu shkaktojë probleme të zemrës apo edhe infarkt.
Stili jonë i jetës sedentare është tejet i dëmshëm për shëndetin dhe as ushtrimet apo gjimnastika nuk na ndihmon dot.

Në një studim të bërë në 2 mijë e 31 persona të moshës 50-vjeçare u vu re që ndenjia ulur shkaktonte dëme të pariparueshme.

Çdo orë që rrimë ulur shton me 14 përqind mundësinë që të goditemi nga sëmundjet e zemrës.
Por edhe palestra nuk ndihmon aq sa duhet pasi një orë palestër në ditë zhbëhet nga disa orë ndenjie ulur në punë.

Studimi i bërë nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë në San Diego, Kaliforni i shtohet studimeve të mëparshme mbi dëmet që shkakton jetesa sedentare.
Zgjidhja? Qëndroni sa më pak të jetë e mundur ulur dhe ecni sa më shumë, madje mundësisht shkoni në këmbë në punë çdo ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat