​Prezantohen tre mjek të Spitalit Bahçeçi

Shëndetësia

​Prezantohen tre mjek të Spitalit Bahçeçi

Më: 5 mars 2015 Në ora: 22:31

Spitali Turk Bahçeçi tani përfshinë edhe disa mjekë të rinj, posaçërisht në pediatri, gjë e cila ka qenë njëra ndër projektet e shumta të këtij spitali për këtë vit.

Këtë e tha drejtori ekzekutiv i këtij spitali, Sedat Akbay, në një prezantim, me ç’rast u bë edhe promovimi i tre mjekëve të këtij spitali.

Dy nga ta, Murat Ozel, Gjinekolog-Obstetër dhe Emre Turgut, po ashtu gjinekolog, tani më janë punëtor të më parshim të këtij spitali, ndërsa Hamdi Murat Yildiri, është pediatër dhe është i ri në Spitain Bahçeçi.

Që të tre këta doktor kanë kryer fakultetin në Universitet e Turqisë dhe po ashtu kanë specializuar për fushat e tyre përkatëse në Turqi.

Drejtori Akbay, tha se ata kanë ofruar shumë aktivitete të ndryshme dhe po ashtu, ai tha se në këtë vit ata kanë për synim të hapin edhe një klinikë emergjente gjë e cila po bëhet për herë të parë në kuadër të Klinikës Bahçeçi.

Akbay: Në këtë vit kemi shumë projekte të reja

“Në vitin 2015 kemi synuar disa projekte, posaçërisht në pediatri kemi përfshirë edhe disa mjek të rinj, posaçërisht në shëndetin e fëmijëve dhe në sëmundjeve të fëmijëve kemi synime shumë të mëdha dhe synojmë që të bëjmë një risi në Kosovë dhe kemi themeluar klinikën emergjente të pediatrisë në Kosovë për të parën herë në kuadër të klinikës Bahçeçi. Dhe po ashtu me projektet sociale synojmë që fëmijët tonë t’i kontrollojmë pa pagesë në shkolla dhe do të marrim pjesë në projekte për të mirën e popullit”, tha Akbay.

Sipas tij, qëllimi i tyre është që të hapin edhe një Akademi këtu në Kosovë, në mënyrë që të ofrohen trajnime për punonjës shëndetësore dhe të krijohen edhe kuadro të reja.

Akbay: Dëshirojmë të krijojmë kuadro të reja në Kosovë

“Ne si investitor turq në Kosovë duam ta fillojmë Akademinë Bahçeçi në Kosovë në vitin 2015 që 50 punonjës shëndetësor të kenë mundësi të trajnohen dhe të aftësohen në akademinë tonë me profesionistë të fushës së shëndetësisë, këtu në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë dhe këtu do të ofrojmë trajnim me certifikime nga ministria e shëndetësisë dhe pas këtij trajnimi njerëzve do të j’u mundësojmë që të gjejnë punë më lehtë në Kosovë. Ne dëshirojmë që të krijojmë kuadro të reja në fushën e shëndetësisë në Kosovë, kjo do të jetë prova e parë në Kosovë në vitin 2015 por, urojmë që kjo të ketë sukses”, tha Akbay.

E ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songly Ozan, tha se Kosova e Turqia kanë raporte të shkëlqyera në mes vete, me rast tha se Turqia mundohet t’i ofroj mbështetje dhe trajtim pacientëve Kosovar edhe pa pagesë.

Ozan: Kemi bashkëpunim të mirë me Kosovën

“Ne me Kosovën kemi raporte shumë të veçanta me të cilën bazohen në vëllazëri dhe ne kemi lidhje historike dhe humane dhe këto raporte jemi duke i zhvilluar me aktivitete dhe zhvillime në fusha të ndryshme dhe shëndeti është njëra ndër këto fusha ku bashkëpunojmë. Në sektorin e shëndetësisë dhe publik ekzistojnë raporte të shkëlqyera në të dy vendet. Siç e dini në kuadër të një marrëveshje në mes të dy ministrive tona, 100 pacient nga Kosova dërgohen në Turqi për trajtime në mundësi të ndryshme dhe pasi të trajtohen ata ne krahas tyre, në kuadër të ambasadës apo institucionet tjera në Kosovë, unë bëj përpjekje që t’i ofrojmë mbështetje që të trajtohen ata tërësisht pa pagesë, mundohemi të ju ofrojmë këtë mundësi dhe jua ofrojmë dhe ne e dimë se Kosovën dhe Turqinë i konsiderojmë si dy individ të një familjeje dhe të gjithë individët në Kosovë kur të kanë një sëmundje, një hall duam që gjithmonë të jemi pran tyre”, tha Ozan.

Spitali Bahçeçi është shprehur i gatshëm që të kontribuojë në Kosovë, me ç’rast për të ardhmen parashihen shumë projekte sociale.

Qendra Bahçeçi në Prishtinë është hapur në vitin 2010. Qëllimi i hapjes së saj ishte që të përmbushej nevoja e madhe dhe kërkesa e mijëra çifteve që shkonin në Turqi nga Kosova, Maqedonia dhe vendet e tjera ballkanike.

Ndërtesa ka arkitekturë moderne dhe përmban qendrën, poliklinikën, Laboratorin embriologjik, tri salla të operacionit, njësinë e mjekimit intensiv, kujdesin intensiv neonatal dhe dhomën e lindjeve me shtretër për pacientit dhe të gjitha dhomat janë të pajisura me teknologji të lartë./Kosovapress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat