Mos e nënvlerësoni çajin e uvës!

Shëndetësia

Mos e nënvlerësoni çajin e uvës!

Më: 5 mars 2015 Në ora: 19:40

Çaji i uvës e ka shpëtuar edhe Gëten e madh? Kjo bimë është një magjistare kur është fjala për problemet me traktin urinar, prandaj edhe duhet t’ia jepni vendin e veçantë në raftin tuaj të kuzhinës.

Historia e Johan Volvgan von Gëtes dhe çajit të uvës daton nga viti 1805. Gëte ishte atëherë i sëmurë dhe pothuajse vdiq nga një infeksion i zakonshëm i traktit urinar dhe sepsës (helmimit të gjakut), si pasoj e infeksionit.

Sipas të dhënave historike, të cilat u prezantuan në revistën shkencore “World Journal of Urology” në vitin 1999 nga mjekët gjermanë, specialistë në urologji, dhe në vitin 1805 kur Gëte ishte vetëm 56 vjeç, miqtë e tij vendosën t’i ndërmerrnin të gjitha.

Ata e dërguan atë tek dr. Johann Christian Royle, i cili për njerëzit e asaj kohe konsiderohej i çuditshëm, dhe të cilin shumë mjek “të mëdhenj” të asaj kohe e quanin sharlatan. Por, pikërisht ky “sharlatan” ia doli ta shërojë Gëten e madh, dhe më pas ai jetoj edhe 27 vjet të tjera duke krijuar, punuar, lexuar dhe shkruar veprat e tij të mëdha.

Ai vdiq në një moshë të respektueshme 82-vjeçare, dhe asnjëherë deri në fund të jetës së tij nuk kishte probleme me infeksionet e traktit urinar. Gëte në fakt u shërua nga çaji u uvës, i cili në mjekësinë tradicionale quhet “rrushi i arushës”.

Ky çaj është, në fakt, një bimë që quhet Uva Ursi.
Nëse Gëte i madh e ka respektuar uvën, pse nuk do ta respektonit edhe ju? Shumë gra janë bindur se uva është e shenjtë për to. Për fat të keq, shumë prej tyre vuajnë nga dhembjet në fshikëz, ndjesi djegieje, urinim të shpeshtë dhe të dhembshëm. Këto janë të gjitha simptomat e infeksionit të traktit urinat.

Infeksionet e tilla mund të zhvillohen shumë shpejtë (madje edhe brenda pak orësh), kështu që është shumë e rëndësishme të fillohet sa më parë me trajtimin.
Filloni të pini çaj të uvës, për ta parandaluar zhvillimin e infeksionit, por patjetër vizitoni mjekun, i cili do të përcaktojë nëse simptomat tuaja kërkojnë terapi me antibiotikë apo jo.

Me ndikimin e tij diuretik dhe antiseptik, çaji i uvës ndihmon në nxjerrjen e baktereve nga sistemi urinar, dhe në mënyrë efektive mënjanon çrregullimet inflamatore. Mos harroni që me këtë çaj të konsumoni edhe sasi të mëdha të lëngjeve (të paktën 2 litra në ditë) dhe të urinoni rregullisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat