10 ushqimet e skaduara që mund të konsumohen

Shëndetësia

10 ushqimet e skaduara që mund të konsumohen

Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:59

Sa herë që femrat shkojnë për të blerë ushqime shikojnë mirë datën e skadencës për të mos patur ndonjë surprizë.

Por janë disa ushqime që nëse ruhen në temperatura të ulëta mund të rezistojnë edhe 50 përqind më shumë.

Ja 10 ushqimet që “nuk njohin” datë skadence, ose skadojnë me vonesë:

Qumështi, nëse ruhet në temperatura të ulëta mund të rrojë deri në 50 përqind më shumë se sa tregon data e skadencës. Nëse ka skaduar dhe shtë prerë, përdoreni për të bërë petulla, nuk iu dëmton.

Vezët, kanë jetëgjatësi nga tre deri në pesë javë. Por nëse mbahen në një temperaturë nën 5 gradë celsius mund të rrojë dyfishin pasi i ftohti ndalon zhvillimin e bakterit salmonela.

Reçeli apo marmalata, mund të konsumohen në çdo kohë mjafton që të mbahen në frigorifer, vështirë se skadojnë.

Ushqimet e kripura, nëse ruhen në frigorifer nuk e njohin skadencën, kujdes nga ekspozimi në diell.

Patatinat, janë të mbrojtura në sajë të kripës që gjendet në to, megjithatë këshillohet që të mbahen në temperatura nën 10 gradë celsius.

Biskotat, janë ushqime të procesuara dhe jetojnë gjatë, por nëse iu duken më të buta se zakonisht mos u shqetësoni, futini në furrë dhe piqini dhe njëherë.

Buka, mjafton që t’a fusni në frigorifer dhe mund të rrojë për dekada të tëra.

Sallatat e paketuara, nuk skadojnë kurrë, por nëse i nxirrni herë pas herë, bëni mirë t’i lani me ujë të ftohtë.

Çokollata, rron shumë gjatë, por në rast se shihni një ngjyrë të bardhë mos u shqetësini, është thjesht gjalpi i cili del në sipërfaqe. Të rruhet në vende të freskëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat