Vetitë kuruese të mjaltit dhe kanellës

Shëndetësia

Vetitë kuruese të mjaltit dhe kanellës

Më: 4 mars 2015 Në ora: 16:33

Mjalti dhe kanella janë një përzierje e cila ndihmon në kurimin e një sërë sëmundjesh. Shumë shkencëtarë e njohin si ilaç këtë përzierje për shkak të vetive të tyre shëruese për disa sëmundje si;

Sëmundjet e zemrës
Përgatitni pastë nga mjalti dhe kanella dhe vendoseni në bukë në vend të xhemit dhe e hani për kafjall. Hulumtimet kanë vërtetuar se një kafjall si ky ul kolesterolin dhe rrezikun nga sulmet në zemër.

Kafshimi nga insektet
Merrni pak mjaltë dhe ujë të vakët dhe shtoni një lugë kanellë, përzieni pastën dhe e vini mbi hapësirën e kafshuar nga insektet. Dhimbja zhduket për dy minuta.

Artriti
Personat që vuajnë nga artriti mund të marrin për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, 250 ml ujë të ngrohtë me 2 lugë mjaltë de 1 lugë kanellë. Nëse merret rregullisht, mund të zbutet edhe artriti kronik.

Rënia e flokëve
Personat që vuajnë nga humbja e flokëve, para pastrimit të flokëve ta vendosni një përzierje nga vaji i ullirit, 1 lugë mjaltë, 1 kanellë dhe pas 15 minutave ta shpëlajnë.

Dhimbjet në bark
Kanella dhe mjalti, kur merren së bashku, qetësojnë lukthin e irrituar dhe ndihmojnë në shërimin e të thatit në lukth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat