Të qenët pozitiv përmirëson sistemin tuaj imunitar

Shëndetësia

Të qenët pozitiv përmirëson sistemin tuaj imunitar

Më: 4 mars 2015 Në ora: 00:45

Një qëndrim pozitiv mund të përmirësojë sistemin tuaj imunitar dhe mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi të Universitetit të Queensland.

Hulumtimi, testoi një grup të rriturve të moshës mes 65 dhe 90 vjet për më shumë se dy vjet dhe ka gjetur se njerëzit të cilët u përqendruan në informacionin pozitiv, kanë sistem imunitar më të fortë.

Pjesëmarrësve u ishin treguar një seri të fotografive pozitive dhe negative, të cilat i pyetën t’i kujtojnë, dhe funksioni i tyre imunitar është matur po ashtu, nëpërmjet testeve të gjakut.

“Pjesëmarrësit të cilët kujtuan më shumë imazhe pozitive se negative kishin antitrupa në gjakun e tyre duke sugjeruar sistem më të fortë imunitar”, thotë udhëheqësja e studimit Dr. Elise Kalokerinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat