Kanceri ovarian: Simptomat dhe diagnostikimi

Shëndetësia

Kanceri ovarian: Simptomat dhe diagnostikimi

Më: 4 mars 2015 Në ora: 00:39

Simptomat e hershme të kancerit ovarian janë të paqarta dhe mund të përfshijnë parehatinë në bark ose një ndjenjë fryrje apo presioni.

Mund të ketë një ndryshim në funksionin e zorrëve. Dispepsi gjithashtu mund të ndodhë dhe ndonjëherë edhe shfaqja e problemeve në veshka apo fshikëz. Disa gra kanë gjakderdhje abnormale vagina-le. Herë pas here dhimbja është shenja e parë e kancerit ovarian.

Simptoma të tilla si këto mund të jenë për shkak të gjërave të tjera, kështu që kanceri ovarian nuk është gjithmonë dyshimi i vetëm. Ndonjëherë kanceri ovarian është gjetur papritur, p.sh. gjatë një skanimi për arsye të tjera.

Me zhvillimin e kancerit, barku juaj mund të bëhet më i madh. Kjo është për shkak të kancerit ose lëngjeve të quajtura ascit-e, të cilat janë shkaktuar nga kanceri. Gratë gjithashtu mund të humbin peshë në vend të rritjes së barkut.
Nuk ekziston asnjë mënyrë efektive për të zbuluar herët kancerin ovarian. Pap testi është shumë i rëndësishëm për gjetjen e hershme të kancerit, por ai nuk zbulon kancerin ovarian.

Shumë gra inatosen ose mërziten për shkakun se përse kanceri nuk është zbuluar më herët. Ju mund edhe të ndiheni fajtore që nuk shkuat më shpejt tek mjeku. Është pothuajse normale për të patur këto ndjenja. Kjo ju ndihmon që të flisni me doktorin ose infermieren.

Kërkuesit janë duke studiuar për mënyrat sesi të zbulohet më herët kanceri ovarian.
Mjekët dhe profesionistët e tjerë të shëndetit që ju mund të takoni
Mjeku juaj do t’ju referojë për kryerjen e testeve për të parë nëse ju keni kancer. Nëse testet tregojnë se ju keni kancer ose që mund të keni kancer, mjeku juaj do t’ju dërgojë tek një specialist, që do t’ju ekzaminoj dhe mund t’ju kërkojë për të bërë më shumë teste.

Nëse ju keni kancer, një ose më shumë specialistë do t’ju këshillojnë rreth opsioneve të trajtimeve.

Ju duhet të prisni që një ekip profesionistësh në fushën e mjekësisë të kujdesen për ju. Idealisht, të gjitha testet dhe mjekimet duhet të jenë të pranishme në spital. Profesionistët e shëndetësisë që kujdesen për njerëzit me kancerin ovarian përfshijnë:

-Onkolog-un gjinekolog, që diagnostikon dhe trajton gruan me kancerin ovarian;

-Onkologun mjekësor, që është i specializuar në përdorimin e kemioterapisë për trajtimin e kancerit;

-Onkologun e rrezeve, që është i specializuar për përdorimin e radioterapi-së për trajtimin e kancerit;
-Kirurg-un, që është përgjegjës për biopsi-në dhe për procedura të tjera kirurgjik-ale;
-Dietologun, që do t’ju rekomandojë dietat më të mira që duhet të ndiqni gjatë dhe pas trajtimit;
-Infermieret, që do t’ju ndihmojnë gjatë gjithë fazave të kancerit;
- Punonjësit socialë, psikolog-ët, fizioterapi-stët dhe terapistët, që do t’ju këshillojnë në lidhje me shërbimet mbështetëse dhe ndihmojnë për t’u kthyer në aktivitetet normale.

Si është diagnostikuar kanceri ovarian
Nëse është dyshuar kanceri ovarian ose është diagnostikuar, ju duhet ti drejtoheni mjekut që është i specializuar në trajtimin e grave me kancerin ovarian, dhe që njihet me emrin onkologu gjinekolog. Specialisti do të përgatisë për ju disa teste dhe ekzaminime. Këto teste ndihmojnë doktorin për të vendosur nëse këto simptoma janë si rezultat i kancerit ovarian apo shkaqeve të tjera.

Ekzaminimi fizik

Kjo do të përfshijë një ekzaminim të brendshëm pelvik, ku mjeku kontrollon për një masë ose gjëndër në bark.

Testet e gjakut

Gjaku juaj mund të testohet për mbajtës tumoral (p.sh. CA 125). Këto janë proteina që janë shpesh më të larta se normalja në gratë me kancerin ovarian, për shkak se ato prodhohen ndonjëherë nga qelizat e kancerit ovarian.

Testimi i gjakut për tumor është një mënyrë për të ndihmuar në konfirmimin e një diagnoze të kancerit në gratë me simptomat e kancerit ovarian. Këto teste mund të përdoren më vonë për të kontrolluar përparimin tuaj.

Teste të tjera të gjakut mund të bëhen për t’ju ndihmuar me diagnozën dhe kontrollin e efekteve të trajtimit.

Kolonoskopia

Ju mund të keni një kolonoskopi të zorrës tuaj për t’u siguruar se simptomat tuaja nuk janë për shkak të një problemi të zorrëve. Mjeku do të shikojë në zorrën e madhe duke përdorur një tub të hollë elastik me një kamera të vogël dhe me dritë në fund.
Tomografia e kompjuterizuar (CT)
Tomografi e kompjeturizuar (CT) jep një tablo ndërsektoriale të organeve dhe strukturave të tjera (duke përfshirë çdo tumor) në trupin tuaj.
Skanimet CT janë bërë zakonisht në një spital apo klinikë radiologji-e. Ajo merr rreth 30 deri në 40 minuta për të përfunduar këtë test pa dhimbje.
Juve do t’ju kërkohet të mos hani ose pini asgjë para skanimit, përveç një lëngu me ngjyrë. Boja i bën organet tuaja të duken të bardha gjatë skanimit, kështu që çdo gjë e pazakontë do të tregohet më e qartë.
Ju do të shtriheni në një tavolinë, ndërkohë që bëni skanimin CT – e cila është e madhe dhe e rrumbullakët dhe lëviz rreth jush. Shumica e njerëzve janë në gjendje për të shkuar në shtëpi sapo skanimi i tyre të përfundojë. Ekziston një mundësi e vogël e bojës së injektuar që të shkaktojë një reaksion alergji-k. Ju duhet ti tregoni mjekut tuaj nëse jeni alergjik ndaj jodit ose nëse ju jeni diabet-ik apo keni një funksion të parregullt të veshkave.

Rezonanca magnetike (MRI)

Ky test është si skanimi CT, por ajo përdor fushë magnetike në vend të rrezeve X për të ndërtuar pamjen e organeve në zonën pelvike, duke përfshirë vezoret dhe organet e tjera që ndodhen afër.
MRI është e dhimbshme dhe magnetizmi është i dëmshëm. Ju ende do të qëndroni brenda një tubi metalik të madh, e cila është e hapur në të dyja anët. Tubi i bën disa njerëz që të ndihen klaustrofobi-kë (frikë nga të qenit në një hapësirë të vogël). Ju zakonisht mund të merrni dikë në dhomë me vete.
Tubi mund të vendoset brenda vaginës tuaj për të marrë një pamje më të mirë të vezoreve. Testi mund të marrë më shumë se një orë. Makineria mund të jetë pak e zhurmshme.
Nëse ju keni një pajisje metalike, p.sh. një stimul-ues kardiak ose zëvendësues të nyjve ju nuk duhet ta bëni MRI. Ky test do t’ju ndihmojë që mjeku juaj të vendosë nëse kanceri është përhapur përtej vezoreve. Kjo do t’ju ndihmojë që të vendosni se cili trajtim është më i miri për ju.

Skanimi ultratingull
Skanimet ultratingull janë shumë të rëndësishme në diagnostikimin e kancerit ovarian.
Ato bëhen në dy mënyra.
Në një skanim të barkut, specialistët e ultratingujve kalojnë një pajisje të mbajtur me dorë mbi zonën tuaj të legenit. Kjo është përdorur për të ndërtuar fotot e organeve tuaja. Këto fotografi mund të shihen në një ekran. Ju gjithashtu mund të bëni një ultratingull trans-vaginal. Kjo është për shkak të vezoreve, nganjëherë ato nuk mund të fotografohen nëpërmjet ultratingujve të barkut. Disa gra e gjejnë këtë procedurë pak të sikletshme dhe të pakëndshme, ndonëse kjo nuk është e dhimbshme. Diskutojeni këtë procedurë me mjekun tuaj dhe një specialist ultratingulli nëse ju keni ndonjë shqetësim.

Endosonografia (PET)
Ashtu sikundër edhe skanimet e tjera, skanimi PET mund të përdoret për të parë për abnormalitetet në inde, veçanërisht nëse aty mund të ketë kancer.

Ajo mund të japë informacione të vlefshme shtesë ndaj skanimeve CT ose MRI. Ju do të injektoheni me një solucion të glukozës që përmban një sasi shumë të vogël të materialit radioaktiv. Ju do të shtriheni në një tavolinë, e cila lëviz nëpër një unazë të madhe, në formë skaneri. Skaneri mund të “shikojë” materialin radioaktiv, i cili tregon se ku është përdorur glukozë në trup. Qelizat e kancerit shfaqen si zona ku glukoza është duke u përdorur në mënyrë aktive në qelizat në rritje.

Ky test mund të zgjasë dy deri në tre orë.
Fatkeqësisht asnjë prej këtyre testeve nuk mund të diagnostikojë përfundimisht kancerin ovarian. E vetmja mënyrë që kjo mund të bëhet është me anën e operacionit. Kjo do të thotë që kanceri ovarian zakonisht është diagnostikuar dhe trajtuar në të njëjtën kohë.
Ju duhet të siguroheni, që të kuptoni mjaftueshëm rreth sëmundjes tuaj dhe operacionit, përpara se të kryeni kirurgjinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat