Sa kohë zgjat cigarja e fundit?

Shëndetësia

Sa kohë zgjat cigarja e fundit?

Më: 3 mars 2015 Në ora: 14:31

Mushkëritë tona kanë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me botën e jashtme – ato marrin 20 mijë litra ajër në ditë.

Një sistem shumë kompleks filtrimi dhe pastrimi i mbron mushkëritë nga shumë substanca të dëmshme.

Struktura në formë qimesh në sistemin e frymëmarrjes kapin pisllëkun dhe mikro-organizmat dhe i dërgojnë në drejtim të gojës, aty ku përthithen dhe më pas shkatërrohen në sistemin tretës.

Sipërfaqja e mushkërive ribëhet tërësisht çdo tetë ditë – gjithmonë nëse nuk pini duhan.

Por edhe pas cigares së fundit, organi rinovohet relativisht shpejtë: pas dy javësh pa pirë duhan, kapaciteti i mushkërive rritet me 30 për qind dhe mekanizmat e vetëpastrimit rivihen në punë nga një deri nëntë muaj më vonë.

Ndërkohë, qeliza të reja krijohen në mënyrë konstante në indet e mushkërive. Kjo arrihet përmes ndarjes dhe shumëfishimit të qelizave të shëndetshme që kanë mbetur. /bota.al/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat