Stikat dhe efektet e tyre shëruese

Shëndetësia

Stikat dhe efektet e tyre shëruese

Më: 3 mars 2015 Në ora: 08:04

Stikat kanë në përmbajtje të tyre antioksidantët të cilët ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Stikat nuk janë thjesht fruta të thata nëse ne hamë ekuivalentin e një filxhani në ditë mbajmë larg sëmundjet e zemrës, do të ulim kolesterolin e keq LDL dhe gjithashtu do të kemi një parandalim efektiv kundër kancerit.

Disa kërkues në Universitetin e Pensilvanisë kanë zbuluar disa kohë më parë se këto fruta janë veçanërisht të pasura me antioksidantë dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Në veçanti, ata gjetën se stikat përmbajnë një nivel të caktuartë lutein (një ushqim i fuqishëm antioksidant), beta karroten dhe gama tokoferol.

Beta karroten kthehet në vitaminë A dhe luan një rol parandalues kundër kancerit, ndërsa gama tokoferol një formë e zakonshme e vitaminës E, mban larg sëmundjet e zemrës. Luteina është gjithashtu e rëndësishme për shikimin dhe lëkurën.

Këto antioksidantë evitojnë që muret e enëve të gjakut të bllokohen nga kolesteroli që shkaktojnë inflamacion.
Stikat janë stimulues imuniteti

Kërkimet e fundit të kryera me vajin e stikave, tek personat që e konsumojnë si ushqim, është evidentuar aftësia e tij për të stimuluar dhe për të forcuar qelizat e sistemit imunitar, duke përshpejtuar shërimin e infeksioneve.
Nëse e përdorim si vakt të lehtë është një tonik i mrekullueshëm

Stikat janë vakti më i mirë i ofruar për ne nga natyra. Një grusht nga këto fara vajore si një vakt i lehtë midis mëngjesit dhe drekës, është shumë ushqyes i pasur me fibra dhe antioksidantë.

Në fakt, midis të gjitha llojeve të arrave me lëvozhgë fistiku është ai që siguron më shumë benefite ushqimore me kalori. /albeu/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat