Dobësohuni duke ngrënë

Shëndetësia

Dobësohuni duke ngrënë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 00:14

Selino, lulelakër, mollë, papaja, tranguj, asparag, mish, domate, speca dhe kafe ose çaj.

Këto janë 10 produkte ushqimore të cilët kanë kalori negative, ose siç quhen ndryshe “ushqime me 0 kalori”, të cilat mund t’i konsumoni sa të doni në çfarëdo sasie dhe sa herë të doni gjatë ditës, pa u shqetësuar për shtimin në peshë.

Sipas një publikimi në Daily Mail, i cili i referohet nutricionistes Daisy Connor, selinoja ka 16 kalori për 100 gramë, përbëhet nga 75% ujë dhe 25% fibra të cilat ndihmojnë djegien e kalorive të ushqimeve të tjera. Lulelakra përmban 25 kalori në 100 gramë dhe është e pasur me vitaminë C.

Ngrënia e këtyre ushqimeve të gjalla, pra pa u zier, pjekur apo skuqur (ose duke u përpunuar shumë pak) mund të japë menjëherë ndjesinë e ngopjes. Sa u takon mollëve, të cilat kanë 52 kalori në 100 gramë, janë të pasura me fibra e acid glicemik, i cili largon ndjesinë e urisë.

Në top 10-she është edhe papaja, e cila ka 42 kalori në 100 gramë, është e pasur me vitaminë C e me antikosidantë, të cilët i bëjnë shumë mirë kockave. Sa i takon trangujve, ata përmbajnë 16 klaori për 100 gramë dhe janë të pasur me ujë dhe shumë vitaminë C. Ndihmojnë në shmangien e dehidratimit.

Në krye të listës qëndrojnë edhe asparagët, 100 kalori në 20 gramë. Eliminojnë toksina, ndërsa mishi i pulës përmban 172 kalori në 100 gramë e ai i vicit 144 kalori për 100 gramë. Këto lloj mishi janë burim proteinash dhe pse vështirësojnë punën e sistemit tretës.

Domatet kanë 18 kalori në 100 gramë dhe ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të kolestrolit në gjak. Sa u takon specave, kanë 40 kalori në 100 gramë dhe ndihmojnë trupin të djegë kaloritë e tepërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat