Purot po aq kancerogjene sa edhe cigaret

Shëndetësia

Purot po aq kancerogjene sa edhe cigaret

Më: 2 mars 2015 Në ora: 23:34

Tymosja e purove është po aq e rrezikshme sa edhe tymosja e duhanit, tregojnë studimet e reja amerikane, pavarësisht se tymi i purove mund të mos thithet siç thithet ai i duhanit.

Personat të cilët pinë puro mund të mendojnë se kanë më pak rreziqe shëndetësore se sa pirësit e cigareve por, studimet e reja kanë hedhur poshtë këto supozime.

Kërkuesit amerikanë kanë thënë se personat që tymosin puro janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të agjentëve kancerogjenë dhe substancave tjera toksike, e që tregon se kjo shprehi është po aq e rrezikshme sa edhe pirja e duhanit.

“Pavarësisht faktit se ata që pinë puro nuk e inhalojnë (thithin tymin), duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje dëmeve që shkakton tymi i dorës së dytë, dhe të pranohet se asnjë lloj tymosje nuk është e mirë”, ka thënë Dr. Len Horovitz, specialist i mushkërive në Lenox Hill Hospital në New York City.

“Dihet se inhalimi i tymit të duhanit shkakton astmë, si edhe rrezik të shtuar për kancer të mushkërive. Edhe tymi që rrethon sistemit respirator të personave që tymosin pure është e barasvlefshëm me këtë fenomen”, ka shtuar ai.

Studimet e reja janë publikuar më 7 nëntor, në revistën shkencore Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat