Efektet kuruese të bimëve me ngjyrë

Shëndetësia

Efektet kuruese të bimëve me ngjyrë

Më: 2 mars 2015 Në ora: 22:54

Bimët të cilat janë me ngjyrë vjollcë janë dhe ato bimë të cilat kanë përmbajtje të antocianinë , e cila njihet si një substancë e cila mbron zemrën.

Kjo është një substancë e cila gjendet në bimë me ngjyrë vjollcë, të kaltër dhe të kuqe, që mund ta vëreni te dredhëzat, boronica, manaferrat dhe pemët e perimet e tjera.

Në një studim i cili zgjati 18 vjet, morën pjesë 93.000 femra, nga mosha 25 deri në moshën 42-vjeçare. Ekspertët kanë vëzhguar vetitë e tyre shëruese, e raportin e kanë publikuar çdo katër vjet. Rrezik të vogël nga sulmi në zemër kishin ato femra që kishin konsumuar tri porcione të pemëve apo perimeve rozë në javë.

Ekspertët theksojnë se antocianina posedon efekt kundër inflamacioneve, pakëson kolesterolin e dëmshëm. Pos boronicave dhe dredhëzave, ekzistojnë edhe ushqime të pasura me këtë antioksidues, përfshirë kumbullat, vishnjat dhe patëllxhanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat