Rreziku pas infarktit, mund të pësojmë edhe një DIV...

Shëndetësia

Rreziku pas infarktit, mund të pësojmë edhe një DIV...

Më: 2 mars 2015 Në ora: 22:41

Pas infarktit, 1% deri në 2% e pacientëve janë të rrezikuar të pësojnë edhe një DIV, apo Defekt të Septumit Intraventrikular.

Një infarkt në zemër, jo në pak raste çon në komplikime të vazhdueshme për shëndetin, e mund të bëhet shkak edhe për humbjen e jetës. Sipas statistikave 1-2% e të gjitha rasteve të vdekjes pas një infarkti të miokardit i adresohen “Defektit të Septumit Intraventrikular”, DIV.

Ky i fundit nuk ndodh shumë shpesh te pacientët. Por nëse ndodh, atëherë duhet të ndiqet me një terapi kirurgjikale intensive, për shkak të vdekshmërisë së lartë që paraqet.

Simptomat përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, lodhje, djersitje, mavijosje në fytyrë dhe buzë, si dhe rrahje të shpeshta dhe të çrregullta të zemrës. Ekzaminimet e rregullta, së paku dy herë në vit, te kardiologu janë të domosdoshme për çdo person mbi moshën 50-vjeçare, për të bërë parandalimin e avancimit dhe diagnostikimin në kohë të sëmundjeve të zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat