Pak aktivitet fizik na mban vdekjen larg

Shëndetësia

Pak aktivitet fizik na mban vdekjen larg

Më: 2 mars 2015 Në ora: 19:08

Që aktiviteti fizik mban larg sëmundjet dhe vonon sa më shumë vdekjen, kjo dihet tashmë, por një grup studiuesish amerikanë u përpoqën ta sjellin me shifra këtë.

Studiuesit e “John Hopkins University” në Shtetet e Bashkuara analizuan një numër rekord prej 58 mijë personash në Detroit për një dekadë. Ata vunë re se personat që nuk ushtronin ose ushtronin fare pak aktivitet fizik kishin një përqindje të lartë vdekshmërie brenda një dekade në krahasim me personat që ushtronin rregullisht fizikun e tyre, edhe pse në mënyrë modeste, dhe pavarësisht historikut të trashëgimisë.

“Që aktivitetet fizike ulin riskun e vdekjes kjo nuk është diçka e re, por ajo që synuam ne në studimin tonë ishte të përcaktonim në shifra të përafërta rrezikun që kanosej me kalimin e viteve”, thotë udhëheqësi i studimit, Haitham Ahmed.

Në bazë të studimit dhe vëzhgimit të 58 mijë personave, u arrit në përfundimin se një 45-vjeçar me një aktivitet fizik të ulët ka 38 përqind mundësi që të vdesë brenda dekadës, ndërsa një 45-vjeçar me një aktivitet fizik edhe modest, ka 2 përqind mundësi që të vdesë në po të njëjtën periudhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat