Çokollata kundër kollës

Shëndetësia

Çokollata kundër kollës

Më: 2 mars 2015 Në ora: 19:02

Kakao, që është në përbërje të çokollatës së zezë, duket se ndihmon në reduktimin e kollës akute dhe asaj kronike sipas kërkimit të publikuar kohë më parë në gazetën britanike ‘Daily Mail’.

Në studim kishin marrë pjesë 300 persona vullnetarë, nga të cilët 60% shfaqën shenja përmirësimi pasi iu dha për 14 ditë radhazi çokollatë. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një kurë pasi simptomat u rikthyen sërish pasi trajtimi i ëmbël mbaroi.

“Vumë re që ngrënia e çokollatës e lehtëson kollën, por konsumimi i përditshëm i saj ka edhe efektet negative si shtimi në peshë”, janë shprehur studiuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat