Kafe me gjalpë, mënyra më e mirë për të humbur në peshë

Shëndetësia

Kafe me gjalpë, mënyra më e mirë për të humbur në peshë

Më: 2 mars 2015 Në ora: 16:34

Tashmë është përhapur masivisht një mënyrë e re e konsumit të kafesë në SHBA dhe mund të konsiderohet si më e çuditshmja: kafe me gjalpë.

Ndryshe quhet “kafja antiplumb” dhe përbëhet nga yndyrat dhe gjalpi në kafe duke u bërë si një shkumë e trashë me shije.

Receta e realizuar nga David Asprey, përmban një filxhan me ujë të nxehtë, dy lugë e gjysmë me kafe kokërr, e cila zgjidhet për t’u bluar, një lugë vaj me bazë yndyre lehtësisht të tretshme (psh. kokosi) si dhe një lugë gjalpë, jo e kripur.

Këta përbërës, përzihen përreth 20 sekonda dhe pija me 450 kalori është gati. Shumë nga konsumatorët e kësaj kafeje e përdorin atë për të zëvendësuar një vakt.

Një studim i bërë, i publikuar në “Daily Mail” tregon se e gjithë kjo pije është një mëngjes i mirëfilltë për shkak të kalorive të përziera në këtë filxhan. Kështu do të keni më shumë energji, do të digjni kalori, s’do të keni yndyrë të tepërt në trup dhe do të ndiheni të ngopur deri në mesditë.

Edhe pse gjalpi në kafe mund të duket një metodë absurde, pasi yndyra është shumë e dëmshme për shëndetin e zemrës, studiuesit kanë vërtetuar të kundërtën. Sipas tyre gjalpi është më i shëndetshëm se sheqeri, pasi kur ai hidhet në kafe arrin të djeg kaloritë në trupin e individit.

Gjalpi në kafe përveçse redukton kolesterolin, gjithashtu e bën kafen më të lehtë për ata individë që konsumojnë mbi tre kafe në ditë.

Shija që përfitohet nga kjo përzierje, është e pranueshme për ata që pinë kafenë dhe nuk e humb shijen tradicionale të kafeinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat