Ushqimet e duhura për marrjen dhe dhënien e energjisë

Shëndetësia

Ushqimet e duhura për marrjen dhe dhënien e energjisë

Më: 2 mars 2015 Në ora: 13:35

Kur jemi të uritur ne nuk e mendojmë faktin se sa të dëmshëm mund të jenë ushqimet që konsumojmë thjesht priremi që të marrim diçka për të shuar urin por harrojmë se ne mund të shkaktojmë shumë probleme shëndetit me këtë veprim.

Ne nuk e dimë se siç kemi ushqime të cilat na ndihmojnë për të fituar energji ka dhe nga ato që ndikojnë në humbjen e energjisë.

Nëse dëshironi të fitoni energji, hani yndyra të shëndetshme të cilat mund të gjenden në vaj ulliri, fruta arrore ose avokado, sepse ato lehtësojnë tretjen dhe nuk na fryjnë. Sigurisht, do të ishte mirë të mos e teproni, sepse edhe gjërat më të mira mund të dëmtojnë në sasi shumë të mëdha.

Ushqimet që janë të paktën të papërpunuara ose më afër formës natyrale do të japin furnizim afatgjatë dhe të qetë me energji, për shembull fasulet, bimët bishtajore, drithërat e papërpunuara, pemët dhe perimet.

Me ushqim e rëndësishme është të pini edhe mjaft ujë, për çdo shujtë rekomandohet 2.5 dl ujë, ndërsa ide e shkëlqyeshme gjatë verës është të hani pemë me shumë ujë për kafjall, si shalqiri ose pjepri.

Nëse ia përgatisni vetes pjatën energjetike nga drithërat, frutat arrore, rrushi i thatë dhe mjalti gjithmonë do të keni pranë një burim stabil dhe afatgjatë të energjisë.

Siç përmendëm ushqi,met që na ndihmojnë për të marrë energji kemi dhe nga ato të cilët thjesht na e merr forcën, ndërsa më të këqij janë ëmbëltuesit artificialë.

Ata gjatë tretjes krijojnë alkoole të sheqerit me shumë pak kalori, si sorbitoli, manitoli dhe xylitol popullor të cilat irritojnë stomakun dhe krijojnë gazra. Nëse çamçakëzët i keni për zemër, kufizoni përdorimin e tyre.

Mos hani kurrë vetëm ëmbël, por si desert pas shujtës në të cilën ka pasur proteina dhe yndyra të cilat do të ngadalësojnë absorbimin e sheqerit dhe parandalojnë ndryshimet e papritura të nivelit të sheqerit në gjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat