Nuk do ta besoni se çka përmban fistiku

Shëndetësia

Nuk do ta besoni se çka përmban fistiku

Më: 2 mars 2015 Në ora: 00:44

Vitaminat dhe antioksidantët që përmban kjo farë e vogël vajore luftojnë dëmtimin e qelizave dhe ndihmojnë në parandalimin e kancerit

Fistikët nuk janë thjesht fruta të thata. Nëse hamë ekuivalentin e një filxhani në ditë mbajmë larg sëmundjet e zemrës, do të ulim kolesterolin e keq LDL (i rrezikshëm për shëndetin e njeriut), dhe gjithashtu do të kemi një parandalim efektiv kundër kancerit. Disa kërkues në Universitetin e Pensilvanisë kanë zbuluar disa kohë më parë se këto fruta janë veçanërisht të pasura me antioksidantë dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Në veçanti, ata gjetën se fistikët përmbajnë një nivel të caktuartë lutein (një ushqim i fuqishëm antioksidant), beta karroten dhe gama tokoferol.

Me fistikë mënyra më e mirë për tu plotësuar me substanca të mirëqënies

Beta karroten kthehet në vitaminë A dhe luan një rol parandalues kundër kancerit, ndërsa gama tokoferol një formë e zakonshme e vitaminës E, mban larg sëmundjet e zemrës. Luteina është gjithashtu e rëndësishme për shikimin dhe lëkurën. Këto antioksidantë evitojnë që muret e enëve të gjakut të bllokohen nga kolesteroli që shkaktojnë inflamacion. Duke testuar përfitimet shëndetësore të fistikëve, shkencëtarët zbuluan se vullnetarët që iu nënshtruan kërkimit shkencor, në momentin e vlerësimit, shfaqën një nivel të lartë të antioksidantëve në gjak dhe përqëndrimet e kolesterolit ishin shumë të kufizuara.

Bima “nënë” është baza e cilësisë së farave
Për të kuptuar plotësisht aftësitë e fistikëve për aftësinë që “ndajnë” depozitat e kolesterolit në muret e arterieve, duhet të vëzhgohet me kujdes bima që e prodhon atë, Pistacia terebinthus, dhe të shohim çfarë është e aftë të bëjë ajo. Eshtë një shkurre e fortë, që përballon të nxehtin, erën ose thatësirën, rrënjët e saj janë në gjendje të ndajnë shkëmbinjë e gurë (në Sicili Fistiku quhet “thyes gurësh”) për të hapur një rrugë për rritje edhe në teren të thatë dhe të papunuar. Në Bibël flitet për bimën e fistikut si bimë e fortë dhe për këtë quhet pema e pavdekësisë. Kjo shpjegon mirë se sa energji përmban fruti i fistikut dhe se si ajo mund të veprojë në mënyrë efektive për masën e ngurtësuar të yndyrës në arterie.

Fistiku është stimulues imuniteti
Kërkimet e fundit të kryera me vajin e fistikut, tek personat që e konsumojnë si ushqim, është evidentuar aftësia e tij për të stimuluar dhe për të forcuar qelizat e sistemit imunitar, duke përshpejtuar shërimin e infeksioneve.

Nëse e përdorim si vakt të lehtë është një tonik i mrekullueshëm
Fistiku është vakti më i mirë i ofruar për ne nga natyra. Një grusht nga këto fara vajore si një vakt i lehtë midis mëngjesit dhe drekës, është shumë ushqyes i pasur me fibra dhe antioksidantë. Në fakt, midis të gjitha llojeve të arrave me lëvozhgë fistiku është ai që siguron më shumë benefite ushqimore me kalori. Fistiku mund të përdoret edhe për garniturën e pjatave me mish ose peshk, për të përgatitur salca dhe sallata, ose për ti dhënë shije biskotave apo tortave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat