Lojërat e trurit, harta për mënyrën si funksionon truri

Shëndetësia

Lojërat e trurit, harta për mënyrën si funksionon truri

Më: 1 mars 2015 Në ora: 21:23

Duke luajtur per shkencen, femijeve qe po vizitonin muzeumin shkencor te Londres ju kerkua te kontribuonin ndaj nje projekti kerkimor per trurin.
Specialistet qe kujdesen per bebet e lindura para kohe jane duke zhvilluar nje loje kompjuterike qe mund te mase impaktin e lindjes para kohe ne funksionet e trurit.
Gjate lojerave te trurit ne museum, performanca e qindra femijeve vullnetare, me moshe mes 6 dhe 7 vjec u mat.
Sipas neuropsikologes Anita Montagna, testet mbuluan aftesi kongnitive specifike te cilat kerkohen nga lojerat:
Njera eshte vemendja ekzekutive, pra aftesia per te mbajtur informacion dhe per te patur pergjigje automatike. Kjo eshte ideja dhe aty eshte memorja qe funksionin, duke mbajtur informacion ne mendje dhe duke manipuluar informacionin online dhe kjo eshte shume e rendesishme teksa parashikon arritje akademike dhe aftesi te tjera ne jete dhe atehere ne kemi vemendje selective, aftesine per te fokusuar vemendjen dhe per te mos i kushtuar vemendje shperqendrimeve dhe ju mund ta shihni kete ne lojera dhe ne kemi marre vemendje, aftesine per te mbajtur vemendjen per nje kohe te gjate.
Disave nga femijeve te rinj do t’i kerkohet tani te kthehen ne laboratorin imazherik te MRI. Skuadra kerkimore planifikon te skanoje 60 femije tete vjecare, 30 te lindur para kohe dhe 30 te lindur ne kohe, per te pare nese ka ndonje diference ne menyren se si rrjeti i trurit zhvillohet me kohen.
Bebet e lindura para kohe jane ne risk me te madh ndaj problemeve neurozhvillimore, por jo shume dihet mbi arsyen se pse ata zhvillojne te tilla mangesi ose se si ne mund t’i ndihmojme ata.
Profesor David Edwards eshte konsulenti neo-natologist dhe drejton studimin. Sasia e ndryshimit qe pervijohet rreth kohes kur femijet qe lindin para kohe lindin, eshte massive. Truret behen shume me te medhenj dhe shume me te komplikuar. Kur femijet tane me te rinj lindin ne njesi prenatale, truri i tyre eshte shume i
lemuar dhe duket si nje kokerr kafeje dhe gjate kohes qe ata jane me ne duhet te shnderrohet ne formen e nje arre, ose nje organi qe i ngjan arres qe ne e dime nga fotot e trureve te te rriturve keshtu qe eshte nje sasi shume e madhe ndryshimi qe ndodh dhe ata duhet ta arrijne kete gje teksa jane jashte mamase se tyre, kur ata duhej ne fakt te ishin brenda nenes se tyre.
Disa dekada me pare, femijet e lindur para kohe kishin pak shance per mbijetese. Kjo ka ndryshuar ne menyre dramatike, por lindja para kohe mund te ndikoje ende ne zhvillimin e femijes. Edwards eshte tashme i perfshire me prodhimin e Connectome, nje harte e plote e rrugeve neural ne tru.
Profesor David Edwards vazhdon: keshtu ne i vendosim ata te luajne nje loje teksa jane ne skanerin MRI dhe me skanerin MRI ne mund te shohim se cilat pjese te trurit te tyre jane active dhe sa shume e trurit te tyre eshte active gjate kesaj loje dhe ne kete menyre te mesojme cfare burimesh ne trurin e tyre ata jane duke perdorur per te luajtur lojen. Dhe permes kesaj ne mund te perpiqemi t’i krahasojme ata me femijet qe nuk kane lindur para kohe dhe te shohim cfare ndryshimesh ka.
Per keta femije ne muzeumin shkencor, lojerat jane thjesht per kenaqesi. Por rezultatet jane serioze dhe mundet qe nje dite te ndihmojne femijet qe lindin para kohe.
Kerkuesit franceze po perpiqen gjithashtu te eksplorojne mendjen e femijes. Nje studim i fundit e ka vendosur fokusin ne ate se cfare ndodh brenda trurit te nxenesve te rinj qe mesojne se si te lexojne.
Per dy vjet, dhjete femije, jane monitoruar cdo dy muaj teksa lexojne, nen skanerin MRI.
Kerkuesit analizuan dhe percaktuan qarkun e trurit per leximin:
Dhe ne fakt gjeten nje pergjigje ndajnje pyetje tejet kontroversiale ne edukimin francez: cila metode leximi eshte me e mire, globale ose rrokjezore?
Epo, skanimet e IRM treguan qartesisht, leximi rrokjezor eshte me eficenti.
Kreu i skuadres kerkimore eshte Stanislas Dehaene: ‘Njerezit qe mesojne me nje metode alfabeti fonik stervisin qarkun e hemisferes se majte i cili eshte qarku me eficent per leximin universal. Njerezit qe i kushtojne nje vemendje globale mbi
formen e fjales nuk e perdorin kete qark. Vemendja e tyre eshte e orjentuar ne hemisferen e djathte, ne nje qark shume me pak eficent per analizimin e leximit.
Sipas shkencetareve, imazheria e trurit konfirmoi teorine e tyre qe ata kane mbrojtur per vite me rradhe per nje metode rrokjezore dhe jo globale. Kjo mund te shpjegoje gjithashtu pjeserisht shfaqjen e disleksise dhe degradimin ne nivelet e leximit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat