Shkencëtarët vërtetojnë: Mbyllja e syve do t'ju ndihmojë të kujtoni detajet

Shëndetësia

Shkencëtarët vërtetojnë: Mbyllja e syve do t'ju ndihmojë të kujtoni detajet

Më: 1 mars 2015 Në ora: 17:53

Hulumtimet e shkencëtarëve britanikë në Universitetin Surrey të Guildfordit kanë treguar se njerëzit me ndihmën e mbylljes së syve, më lehtë mund të kujtojnë disa nga detajet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtarët kanë organizuar një test memorie, i cili tregoi se pjesëmarrësit në provë, të cilët mbyllin sytë për 23 përqind kishin më të fortë aftësinë e memories. Në kuadër të provës, 200 persona kanë shikuar filma të shkurtër, pas së cilës iu parashutuan pyetje lidhur me filmin. Nga gjysma e pjesëmarrësve u kërkua që të mbyllin sytë para se ata të përgjigjen.

Pjesëmarrësit kanë shikuar një film, në të cilin mjeshtri merret me riparimin e banesës ku ai vjedh gjëra të caktuara. Ata të cilët mbyllnin sytë para se i përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me filmin, 71 përqind qëllonin detajet, ndërsa ata që nuk e bënin këtë deri sa jepnin përgjigje, vetëm 48 përqind prej tyre qëllonin detajet e filmit. Rezultate të ngjashme tregoi testi i dytë ku pjesëmarrësit shikuan një film të shkurtër në lidhje me rastin e pazgjidhur të vrasjes.

Ky test tregoi që personat që mbyllin sytë kanë aftësi më të madhe për të kujtuar detajet dhe pjesë nga filmi. Shkencëtarët nga Universiteti i Britanik, Surrey kanë gjetur se mbyllja e syve mundëson parandalimin e elementeve të jashtme që dëmtojnë përqendrimin, konkretisht ndihmon që në mendje "të vizatojnë fotografinë" e personazheve dhe objekteve. Hulumtim i shkencëtarëve britanikë është botuar në revistën "Legal and Criminological Psychology".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat