Papastërtia e dhëmbëve shkaktare e sëmundjes së zemrës

Shëndetësia

Papastërtia e dhëmbëve shkaktare e sëmundjes së zemrës

Më: 1 mars 2015 Në ora: 13:46

Personat të cilët nuk lajnë dhëmbët të paktën dy herë në ditë janë të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Lidhja mes shëndetit oral dhe sëmundjeve të zemrës vjen nga një studim skocez që ka përfshirë më shumë se 11 000 burra dhe gra.

Studimi ka treguar se 70 % e personave të cilët nuk lajnë dhëmbët kanë probleme me sëmundjet kardivaskulare në krahasim me individët të cilët i kushtojnë vemendje higjenës orale apo që ndjekin rekomandimet e dentistit për të larë dhembët dy herë në ditë.

Sipas studiueses Judy O’Sullivan nga British Hearth Foundation është faji i një bakteri i cili bën të mundur krijimin e inflamacioneve të rënda. Më tej ekspertët theksojnë mungesa e higjenës orale bëhet edhe më e rrëzikshme kur shoqërohet dhe me element të tjerë negativ, si duhanpirja apo mbajtja e një diete jo e shëndetshme.

Higjena personale është një element jetësor për të patur një jetë të shëndetshme. Studiuesit skocez bëjnë me dije se stili i jetës është shumë i rëndësishëm. Sipas tyre duhet të bëhet shumë kujdes në përzgjedhjen dhe konsumimin e ushqimeve, të kryhen aktivitetet fizike në mënyrë të vazhdueshme, si dhe të kryhen vizita te dentist përgjatë gjithë vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat