Kungulli aziatik mbrojtësi kryesor i diabetit

Shëndetësia

Kungulli aziatik mbrojtësi kryesor i diabetit

Më: 1 mars 2015 Në ora: 11:13

Siç dihet, njerëzit e kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak përmes hormonit të quajtur insulinë, i cili krijohet nga disa qeliza specifike në pankreas.

Diabeti i tipit I është një dëmtues i sistemit imun i cili dëmton procesin e krijimit të insulinës, duke e lënë nivelin e sheqerit në gjak të pakontrolluar. Studimet kineze sugjerojnë se ekstraktet e kungullit mund të ndihmojnë në mbrojtjen e këtyre qelizave insulinë-prodhuese nga shkatërrimi.

Ekstraktet e kungullit dhe diabeti

Së pari, shkencëtarët e Universitetit të Shanghait (Kinë), blenë një kungull të pjekur aziatik (me ngjyrë të gjelbër ose të bardhë të lëvores).Ata larguan bërthamat dhe pasi e kishin tharë, përgatitën ekstrakt të kungullit. Pastaj, studiuesit e përzien ekstraktim me ujë dhe i ushqyen minjtë për një muaj.

Disa minj kishin tipin I të diabetit, të tjerët nuk ishin dibetik.Pas një muaj konsumimi ditor të ekstraktit të kungullit, minjtë me diabet kishin një ulje të nivelit të sheqerit në gjak.

Ndërkohë ekstrakti i kungullit nuk ndikonte tek minjtë të cilin nuk kishin diabet.Më pas studiuesit kanë krahasuar minjtë me diabet të cilët kanë ngrënë ekstrakt të kungullit për një muaj dhe minjtë me diabet të cilët nuk kanë marrë ekstrakt të kungullit.

Gjithashtu ekstrakti i kungullit mund të ndihmojë në mbrojtjen e disa qelizave insulinë-prodhuese ose të rigjallërojë qelizat e dëmtuara të pankreasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat