Maska e duhur kundër lëkurës së thatë

Shëndetësia

Maska e duhur kundër lëkurës së thatë

Më: 1 mars 2015 Në ora: 09:52

Lëkura është një element që në shumë raste bëhet shqetësuese për problemet që shfaq. Ndërrimi i stinëve është dhe shkaku kryesor që e bën atë që herë pas here të jetë e thatë. Për të pasur një lëkurë të kuruar dhe të shëndeshme ju mund të përdorni maskën me mjaltë dhe avokado.

Për të realizuar këtë maskë nevojitet 1 lugë çaji pure avokadoje, 1 lugë çaji kos dhe 1 lugë çaji mjaltë.

Në fillim vendosim në një në një tas të vogël të gjithë dhe i përziejmë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Më pas e përhapim në fytyrë dhe e lëmë të qëndrojë për rreth 20-30 minuta.

Avokadoja dhe mjalti e hidratojnë në thellësi lëkurën, ndërsa acidi laktik në përbërje të kosit e zbut atë, pastron poret, dhe stimulon prodhimin e kolagjenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat