Ushqimet e duhura për mungesën e hekurit

Shëndetësia

Ushqimet e duhura për mungesën e hekurit

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 15:03

Hekuri është shumë i domosdoshëm për organizmin e të gjithëve. Thjesht ai është një element i pazëvendësueshëm për formimin e hemoglobinës e cila çon oksigjenin në gjak. Hekuri është një mineral shumë i rënsësishëm për organizmin e njeriut pasi ai nuk është në gjendje të prodhojë në mënyrë autonome , por as ta asimilojë 100%. Prandaj ne duhet ta marrim atë nëpërmjet ushqimit.

Disa nga ushqimet më të nevojshme që ndihmojnë për një shëndet më të mirë janë;

Ushqimet si, (bathë, thjerrëza, fasule etj) janë magazina të vërteta hekuri, sidomos thjerrëzat. Të tjerat janë fasulet, sidomos ato të kuqet dhe më pak qiqrrat dhe bathët.

Frutat e thata
Bajamet, pistakët, arrat, lajthitë etj, kanë përmbajtje të konsiderueshme hekuri. Ato mund të përdoren në sallata, ëmbëlsira, ose si vakt.

Vitamina C favorizon absorbimin e hekurit, çaji dhe kafja e reduktojnë këtë absorbim. Por për ata që i shijojnë, ju rekomandojmë t’i konsumoni larg vakteve. Kafja pas buke nuk është një ide e mirë kur vjen puna për hekurin. /

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat