Gjumi i tepërt shkaku kryesor i goditjes në tru

Shëndetësia

Gjumi i tepërt shkaku kryesor i goditjes në tru

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 13:39

Gjumi i tepërt rrit rrezikun e sulmit në tru, i cili është më i përhapur te personat e moshuar të cilët flenë më shumë se 8 orë në ditë.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Kembrixh, ky rrezik dyfishohet për personat e moshuar të cilët vazhdimisht flenë më shumë se tetë orë.

Për ata që kanë fjetur më pak dhe më pas e kanë rritur atë interval, rreziku është katër herë më i madh në krahasim me personat të cilët vazhdimisht flenë orët e njëjta të gjumit, thuhet në studimin në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 10 mijë persona të moshës mes 42 dhe 81-vjeçe, gjatë një periudhe prej 10 viteve.

“Është plotësisht e qartë se ekziston lidhja mes fjetjes së gjatë dhe rrezikut nga sulmi në tru. Ajo që nuk është e qartë, është lidhja e saktë, respektivisht nëse fjetja më e gjatë është simptomë, tregues i hershëm apo shkaktar i problemeve kardiovaskulare”, ka thënë Jue Leng nga ky universitet.

Rreziku ishte dy herë më i madh për ata që në vazhdimësi kanë fjetur më shumë gjatë tërë studimit. Studiuesit tani shpresojnë se me studime shtesë, do të arrijnë të konstatojnë nëse fjetja e tepruar mund të jetë një tregues i hershëm i rrezikut të shtuar nga sulmi në tru, posaçërisht tek të moshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat