Flini më shumë se 8 orë, shëndeti juaj është në rrezik

Shëndetësia

Flini më shumë se 8 orë, shëndeti juaj është në rrezik

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 23:46

Gjithë gjumashët duhet të lexojnë mirë; nëse flini më shumë se tetë orë gjumë natën, shëndeti juaj është në rrezik. Kjo për shkak se rrezikoni të pësoni infarkt. Është ky zbulimi i një studimi britanik nga Universiteti i Cambridge, studim i mbështetur në 10 mijë persona, ku u zbulua se ata persona që flinin mbi tetë orë gjumë, rrezikonin më shumë për tu prekur nga goditjet e zemrës

. “Zbuluam një të dhënë alarmante. Megjithatë kemi nevojë për të kuptuar arsyet që fshihen pas këtij studimi, siç mund të jetë stresi”, u shpreh profesoresha Kay-Tee Khaw, e Cambridge Institute of Public Health, autorja kryesore e studimit. Ajo thotë se përmes studimeve të tjera mund të zbulohet se si gjumi i tepërt shton rastet e goditjeve në zemër, veçanërisht tek të moshuarit.

Në mesin e faktorëve që shkaktojnë goditje në zemër, studiuesit përmendin tensionin e lartë, duhanin dhe mungesën e aktivitetit fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat